Një prej qendrave më të rëndësishme, ku do të votohet sot për shkarkimin e Lulzim Bashës është ajo e degës 2 në Tiranë, ku do të votojë dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, e cila është vendosur në një bar që quhet ‘Amerika’, pak metra larg selisë së Ambasadës Amerikane.
Ky vendim për anëtarët e PD së degës nr.2 u mor ditën e djeshme me anë të një njoftimi dërguar atyre, ku thuhej se votimi do të kryhet pikërisht pranë “Bar Amerika”, rruga përballë Shtëpisë së Fëmijëve ” Zyber Hallulli”, në Rrugën e Elbasanit.
“Të nderuar anëtare dhe anëtarë të Partisë Demokratike Dega 2, Tiranë! Ditën e shtunë datë 18.12.2021 nga ora 08:00-17:00 do të zhvillohet Referendumi për Ratifikimin e vendimit Nr. 6 të Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës. Votimi do të zhvillohet pranë “Bar Amerika”, rruga përballë Shtëpisë së Fëmijëve ” Zyber Hallulli”, në Rrugën e Elbasanit. Anëtarësia vendos!”, thuhet në mesazhin e degës numër 2 aty ku i takon të votojë edhe Sali Berishës.