Shkarkimi i Metës/ Mërkuri: Kuvendi e ka për detyrë ta thërrasë por nëse presidenti shpallet fajtor atëherë hetohet nga SPAK

0

Bledar Dervishaj: Veprimi i autorizimit nga Kryetari i Kuvendit paraqit një tejtër shqetësim për Presidentin e Republikës dhe gjykata duhet ta ketë parshysh në shqyrtimin e themelit të ccështjes për fakt se kuvendi, mos gabofsha, e ka zgjedhur si ekspert të pavarur gjatë procesit të hetimit parlamentar. Kjo është një provë tjetër se sa i pavarur ka qenë kuvendi, sa politike ka qenë iniciative në këtë proces të iniciuar, të vlerësuar ligjërisht nga komisioni i ligjeve më pas nga ajo strukturë e konsideruar hetimor. Kjo është dëshmi e radhës që i gjithë procesi hetimor ndaj presidentit, kjo i vë vulë anashmërisë shkeljes së kushtetutës, shkeljes së parimeve themelore të shtetit të së drejtës, procesit të rregullt ligjor. Pra nuk ka listë të parime që nuk është shkelur.

Bushka: Zoti Erind Mërkuri ka qenë ekspert ligjor gjatë procesit të hetimit në Kuvendin e Shqipërisë dhe është marë si ekspert të së drejtës konsitucionalsitëve sa i përket ccështjes së të drejtësë. Nuk është shprehur mbi vendimmarrejs e Kuvendit dhe sot nën natyrën e autorizimit që ka është vetëm për të bërë komente mbi pyetjet. Ne nuk mendojmë se jemi në kushtet e anshmërisë. Nuk ka aludime për ccështje pavarësie apo qëndrime të njëanshme në këtë proces.

Erind Merkuri: Thirrja e tij është e detyueshme. Kuvendi ka detyrim të thërrasë presidentin. Por thënë kjo, Kuvendi nuk është i lidhur të presë Presidentin.

Bushka: Është padiskutim një detyrim, njoftimi pë të marrë pjesë në këtë seancë, ashtu si edhe kërkesa për procesin e një kërkesë për shkarkimin e republikës të trajtohet me seriozitet. Detyrim është ta bëj këtë njoftim brenda objektivitet, por nga ana tjetër procesin duhet të eccë. Është një kërksë serioze dhe nuk duhet të mbarojë këtu. I janë ofruar mundësitë presidentit për të qenë në Komisionin e Ligjeve. Po ti referohemi edhe kërksave të presidentit për të marrë pjesë në Komisionin e Ligejve.

Mërkuri: Nuk është qartë pse presidenti nuk përcaktoi një përfaqësues në këtë rast, nisur edhe nga serioziteti i çështjes.

Pyetja nëntë, Janë rregullat e teknikës legjislative, si rregull shkrimi në njëjës nënkupton edhe shumësinë. Kuvendi nuk bën hetim penal. Kjo i takon prokurorisë. Është prokuroria që heton, në rastin tonë prokuroria e posaçme. Nqs presidenti do të shpallej fjator, atëherë hynë në lojë procedura parlamentare dhe nëse përbën krim, a është krim i rëndë apo jo. Duke qenë se në këtë rast veprimet e presidentit janë bërë publike dhe nuk kishte nevojë për një hetim të thelluar, afati 3 javor është konsideruar i mjaftueshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu