Shkarkimi i Mourinhos nga Roma, reagon futbollisti shqiptar!

0
Jose Mourinho of A.S. Roma is coaching during the round of 16 of the Frecciarossa Italian Cup between A.S. Roma and U.S. Cremonese at the Olympic Stadium in Rome, Italy, on January 3, 2024. (Photo by Domenico Cippitelli/NurPhoto)NO USE FRANCE

U përfol prej ditësh në media për një largim të mundshëm të trajnerit të Romës por tashmë është bërë gjithçka zyrtare. Trajneri Jose Mourinho u shkarkua nga pankina e Romës dy ditë pas humbjes ndaj Milanit. Pas kësaj disfatë verdhekuqtë renditen në vendin e 9-të në Seria A ndërsa pak ditë më parë u eliminuan nga Kupa e Italisë, nga Lazio.

Mesatarja e pikëve të Murinjos është 1.614 në 96 ndeshje në Serie A, që e vendos atë në vendin e 16-të në ekipin e të gjitha kohërave të Romës. Portugezi largohet nga klubi pas 138 ndeshjesh, nga të cilat 68 fitore, 30 barazime dhe 40 humbje.

Rikujtojmë që Mourinho qëndroi dy sezone e gjysmë tek Roma, kohë gjatë të cilës fitoi një Ligë Konferencë në finalen që u zhvillua në Tiranë dhe humbi një finale Lige Europe. Pas këtij vendimi, portugezi ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Twitter. Ai ka postuar foton me trofeun e Ligës së Konferencës në dorë, të cilin e fitoi në finalen e Tiranës ndaj Feynordit. Me dy fjalë të vetme ai ka përshëndetur popullin verdhëkuq: “Mirupafshim Roma”. Pasuesi i tij është ish-kapiteni verdhekuq, Daniele De Rosi. Italiani dhe ish-kapiteni i verdhekuqve, merr detyrën e trajnerit të ekipit të tij të preferuar.

Ka pasur reagime të shumta nga e gjithë bota për shkarkimin e Jose Mourinhos nga Roma. Tashmë ka ardhur dhe reagimi i mbrojtësit të Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla. Futbollisti ka reaguar përmes një postimi në “InstaStory” teksa shkruan:

Fat të mirë në gjithçka zotëri!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu