Fitimi i titullit kampion në Francë pothuajse është i garantuar për PSG, por nuk mjafton për të shpëtuar pankinën e Mauricio Pochetinos. Dështimi në Champions League, humbja shumë e rëndë në javën e fundit dhe dhoma e zhveshjes më e ndarë se kurrë, po bëjnë që drejtuesit e lartë të klubit parisien të marrin në konsideratë idenë e një rithemelimi të vërtetë.
Megjithatë, nuk do të jetë një përjashtim pa dhimbje për arkën e klubit francez: sipas asaj që raporton L’Equipe, në fakt, Al-Khelaifi dhe bashkëpunëtorët e tij do të duhet të fusin një shumë të konsiderueshme në xhepat e ish-trajnerit të Tottenham.
Shifra që Paris Saint Germain do t’i sigurojë Pochettino-s në rast shkarkimi është 15 milionë euro. Dhe jo vetëm kaq, sepse parisienët do të duhet të sigurojnë “kompensim” edhe për të gjithë stafin e shumtë të trajnerit argjentinas. Argjentinasi ka firmosur një kontratë me PSG me një pagë mbi 12 milionë në sezon deri në vitin 2023. Pas më shumë se 20 milionëve të fituara nga Tottenham në vitin 2019, Pochettino mund të sigurojë një shumë marramendëse.