LAJM I FUNDIT/ Shkarkohet nga detyra kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj

0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur pasditen e kësaj të mërkure shkarkimin nga detyra të kryeprokurores së Tiranës.

Pavarësisht se shkalla e parë (KPK) e konfirmoi në detyrë ‘zonjën e hekurt’ të drejtësisë, KPA përmes presonit të vëzhguesve ndërkombëtarë, kanë vendosur shkarkimin e saj nga detyra, duke e nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë.

Vete prokurorja Elizabeta Imeraj në seancat para KPA ka parashtruar pyetjen: Kush është i interesuar për shkarkimin e saj, që hetoi grupet kriminale dhe terroristët.

Kujtojmë se trupa e KPK që konfirmoi në detyrë Imerajn, është ankuar me një notë verbale për presionin që Theo Jacobs ka bere në KPK për shkarkimin e saj.

Imeraj ka hetuar dosje të mëdha të grupeve kriminale dhe atyre terroriste në vend, ndërsa njihet dhe si e vetmja prokurore që në 30 vjet thirri për herë të parë për të dëshmuar ish-kryeministrin Sali Berisha, pas ngjarjeve të 8 janarit në selinë e PD.

Më 12 prill, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të rihapë hetimin administrativ ndaj prokurores Elisabeta Imeraj, duke përjashtuar nga roli i dëshmitarit përfaqësuesin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs.

Ky vendim u mor pasi Imeraj parashtroi provat e saj dhe pretendimet për parregullsi në procesin e apelimit. Vëzhguesit ndërkombëtarë përmes disa denoncimeve që në dy raste rezultuan të ishin anonimë, kërkuan shkarkimin e kryeprokurores së Tiranës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu