Dy grupe kriminale janë shkatërruar në Itali. Larena shkruan se gjatë një hetimi të policisë italiane dy grupe kriminale të drejtuara nga shqiptarët janë shkatërruar.
Gjatë operacionit, janë arrestuar 18 persona si dhe në flagrancë janë kapur 25 kilogramë kokainë dhe 11 kilogramë marihuanë. Operacioni u krye ndaj 33 personave nën hetim, të cilët kishin një bazë operative në Venecia, Padova, Treviso dhe Verona, me trafik që shtrihej në Lombardi dhe jashtë saj
Ndërkohë që u sekuestruan edhe pasuri mbi 2 milionë euro, përfshirë makina, pasuri të paluajtshme dhe para.