Shkatërrohet grupi i shqiptarëve në Greqi, ‘xhepistët’ morën 50 mijë euro për 5 muaj

0

30 persona, 20 prej të cilëve shqiptarë janë vënë në pranga nga policia në Greqi pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi grabitësish. Mediat greke shkruajnë se përveç shqiptarëve janë vënë në pranga 8 pakistanezë, 1 rumun dhe 1 tjetër person nga Bangladeshi. Mediat greke shkruajnë se grupi ishte nën hetim që prej muajit tetor të vitit 2021.

Ata kishin role të ndara, zgjidhnin zakonisht mjetet e transportit publik me më shumë pasagjerë në orët me fluks në zona ku nuk kishte kamera sigurie dhe nisnin aktivitetin. Deri më tani rezulton se janë provuar 81 vjedhje të kryera nga ky grup, ndërsa shuma e parave të grabitura shkon deri në 50 mijë euro.

Në total janë sekuestruar 10 laptopë, 83 celularë, 11 ora, 5 kuleta, 3 çanta, byzylyk femrash me vlerë 3070 euro, 5 automjete, 2 motoçikleta, celularë, tabletë dhe laptopë, si dhe shumë shënime.