– Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar në Firence me akuzën e rezistencës dhe plagosjes së një funksionari publik.
Sipas mediave italiane, policët, kishin ndërhyrë në vendin e quajtur Via della Torre, pas një aksidentit të shkaktuar nga vetë 55-vjeçari, i cili kishte humbur kontrollin e makinës. E si pasojë kishte goditur dhe thyer gardhin e fushës sportive “Settignanese Calcio”.
Shqiptari më pas sulmoi policinë që mbërriti aty, pas aksidentit. 55-vjeçari goditi njërin prej policinë me grusht në gjoks, duke i shkaktuar probleme serioze, megjithatë efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.