Shkelma e grushte, burrë e grua rrahin brutalisht një vajzë në mes të rrugës

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Pejës në Kosovë.

Një burrë dhe një grua kanë dhunuar në mënyrë barbare grua tjetër.

Siç shihet në një video që është bërë publike nga mediat e Kosovës, burri dhe gruaja kapin për flokësh një grua, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.

Po ashtu ajo goditet me shkelma dhe grushta, ndërkohë që nuk dihet ende se përse ka ndodhur dhuna ndaj vajzës.

 

Dhuna në rrugë ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të cilët, nuk kane hezituar që të ndërhyjnë dhe t’i ndajnë.

Sakaq, sipas mediave të Kosovës,Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova është shprehur se nuk ka asnjë raportim në polici në lidhje me këtë ngjarje.

“Nuk ka ndonjë informacion për këtë rast, deri tani nuk është raportuar asgjë”, tha ai.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu