ZVICER – Faza e ndeshjeve në grupe të Champions League 2024-2025 është vetëm 90’ larg për Dinamon e Zagrepit të Arbër Hoxhës dhe Lilës së Edon Zhegrovës.
Skuadra kroate ka fituar mbrëmë 3-0 ndaj ekipit të Karabag dhe shkon në takimin e kthimit me avantazh të konsiderueshëm golash.
Në këtë takim Arbër Hoxha ishte titullar dhe luajti plot 63 minuta, duke ndihmuar ekipin e Jakiroviç që të prenotojë një vend mes më të mirave të Europës.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe fantazistin e kosovar të Lilës, Edon Zhegrova. Ky i fundit ishte autor i njërit prej dy golave të shënuar nga skuadra franceze në ndeshjen e parë me çekët e Slavias së Pragës.