Shkëlzen Buci betohet nga burgu: Nëse i kam prekur një fije floku motrës, të më ekzekutojnë! Nxjerr emrin e prokurorit: Motra i çoi emrat e trafikantëve (RRËFIMI)

0

Shkëlzen Buci, personi që akuzohet nga Prokuroria se ka vrarë motrën e tij me urdhër të babait, ka folur nga burgu dhe është betuar se nëse ai i ka prekur dhe një fije floku të motrës, Eglantinës, nuk do të dënohet por të ekzekutohet.

“Nëse unë dhe familja ime ka faj, nëse i kam prekur edhe fijen e flokut motrës, nuk pranoj burgim por ekzekutim. Regjistroje këtë. Nuk kërkoj burgim por ekzekutim. Unë kam bërë një krim në 2017 dhe kam ngritur dorën në gjykatë dhe kam thënë se e kam bërë për problemet e mia krimin e 2017 (i referohet atentatit ndaj aktorit Mishel Prela)”, u shpreh Shkëlzeni.

Më tej, në një rrëfim për gazetaren Dorjana Bezat, Shkëlzen Buci ka thënë se motra kur ishte gjallë i ka çuar emrat e personave që e shfryëzonin prokurorit Blerim Tominaj, por ai s’i ka marrë parasysh.

“Personi në fjalë thotë e kam vra unë motrën time. Si mund të vras unë motrën time. Unë i kam thënë gjithmonë motrës na trego kush janë personat që të kanë punuar. Më ka thënë do tja jap prokurorit. Ia ka dhënë emrat prokurorit Blerim Tominaj. I ka cuar motra emrat Blerim Tominajt dhe ai i ka thënë hiqi këto emra. S’janë këta persona. I di mirë prokurori Blerim Tominaj këto”, tha ai.

RRËFIMI I PLOTË:

Si mund ta bëj unë atë. Ca më ka bërë mua ajo. Unë jam munduar ta ndihmoj. Jemi rrit pa bukë në bark. Më ka braktisë nëna. Më ka rrit kjo. Na ka larë 4 fëmijë. Pa bukë.

Personi në fjalë thotë e kam vra unë motrën time. Si mund të vras unë motrën time. Unë i kam thënë gjithmonë motrës na trego kush janë personat që të kanë punuar. Më ka thënë do tja jap prokurorit. Ia ka dhënë emrat prokurorit Blerim Tominaj. I ka cuar motra emrat Blerim Tominajt dhe ai i ka thënë hiqi këto emra. S’janë këta persona. I di mirë prokurori Blerim Tominaj këto.

Unë motrën time nuk e kam prek kurrë me dorë. Njëherë në jetën time nuk e kam prek. Ajo zgjodhi rrugën e vet. E lutëm të vinte në familje, nuk erdhi. Tha kam jetën time. Unë po them një gjë, se kanë thënë më ka dhënë babai urdhër mua por si mund ta bëj unë atë gjë.

Ai person që ka thënë këtë nuk meriton burgu. Nëse unë dhe familja ime ka faj, nëse i kam prekur edhe fijen e flokut, nuk pranoj burgim por ekzekutim. Regjistroje këtë. Nuk kërkoj burgim por ekzekutim. Unë kam bërë një krim në 2017 dhe kam ngritur dorën në gjykatë dhe kam thënë se e kam bërë për problemet e mia krimin e 2017 (i referohet një ngjarje tjetër).

Por nëse unë kam vrarë motrën time, nuk dua të jetoj asnjë sekondë. Si mund ta mbaj unë në ndërgjegjë këtë gjë.

Unë nuk e di, ai mund të sajoj (për shokun që tregoi ngjarjen). Unë herët apo vonë i kam thënë atij, unë gjallë a vdek do ta gjejë motrën time. Dua vetëm drejtësi. Është me audio dhe video, i kam thënë gjykatësit: Nëse unë kam edhe një fije dorë në këtë situatë. Nuk pranoj dënim dhe kam thënë fjalën e burrit. Nuk pranoj dënim por ekzekutim.

Nëse unë kam edhe një fije floku, edhe e familjes time, në këtë mesele, e dua publikisht. Dua mediat në cdo seancë. Ju lutem ejani në seancat e mia. Nuk dua asgjë, dua vetëm drejtësi. Këtij zotërisë që thotë e kam marrë për bodigard, i kam thënë kaq gjë kur bëja transport te dyqani, unë herët a vonë do ta gjejë motrën dhe personat që kanë vënë dorë mbi të do ta paguajnë me jetë këtë.

Për unazën unë nuk di asgjë. Ai ishte i martuar (shoku i tij që është dhe dëshimtari). Ai më tha, unë motrën tate dua ta marrë për nuse. I thash mos u ngatërro me motrën time. Më tha po do ndahem nga gruaja. I thash motra ime nuk është për ty, bëj ca të duash. Motra jetonte të xhaxhai dhe jo te ne.

Gazetarja: Para uniformave blu babai juaj ka thënë se nëse e sheh dhe sot motrën, do ta vras.

Shiko se nuk ka prind në botë që e bën atë, edhe përbindësh të jetë, si mund të vrasësh krijesën tënde. Babai mund të jetë në depresion. Edhe sikur një fije floku ti preket, të dali e vërtetea. Kush e ka shit, kush e ka trafiku, kush i ka ble unaza, kush e ka leviz lart e poshtë.
Po të ishte puna që ne donim ta bënim këtë gjë, unë s’merrja dëshmitarë. Asnjë njeri smund të mendoj që të marri dëshmitar dhe të vrasi një fëmijë.

Gazetarja: Ke një mesazh për shokun

Unë do them vetëm kaq, zbardh të vërtetën ashtu sic e din ti, nëse është sic thu ti. Mos shkatërro një familje që ska lidhje me këtë gjë. Do ta dija shumë për nder nëse do thoje të vërtetën. Unë skam asnjë kompleks për jetën time. Unë do ta gjej personin që ka vra motrën time. Unë skam asnjë gjë kundër shokut im, i them vetëm: të lutem ca të dish për motrën time, nxirri të gjitha që të marri vesh publiku. Mos hidh baltë se ne jemi në burg. Se kam bërë një gabim sdo të thotë jam kriminel.

Kam besim te drejtësia se kjo cështje do të hetohet. Kam besim akoma më të madh të gazetaria, ata ta hetojnë dhe ta investigojnë.

Gazetarja: E di kush janë personat që kanë trafikuar motrën?

-Unë nuk mund të identifikoj askënd se skam prova. Po të kisha prova sdo isha këtu, se do kisha lëvizur me shtet apo pa shtet. Por zotëria në fjalë, i lutem cdo gjë që di, të tregohet i sinqertë, të tregojë të vërtetëtn ashtu si ai e di. Jo shpifje, se në fund cdo gjë duhet të provohet.

Gazetarja: Ke qënë në malin me gropa me këtë person?

Kurrë në jetë. As me këtë person as me asnji. As me këtë person as me askënd tjetër.

Gazetarja: Ke pasur armë?

Unë skam bërë ushtri. Sdi të përdor armë. Edhe për krimin e bërë në vitin 2017, ekspertiza e ka treguar që unë skam qenë në gjendje të gjuaja me pistoletë. Kam qëlluar 8 herë dhe plumbat kanë ikur lart e poshtë se unë sdija të gjuaja, kam qenë në depresion. Kam besim se e vërteta e motrës time do dali.

Ju lutem kërkoni zanafillën, hetoni. Ju lutem. Kushdo qoftë, unë, babai, xhaxhai im, kushdo qoftë. Të zbardhet e vërteta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu