Shkëmbim në aksin Mynih-Milano, Bajerni i merr Interit titullarin në këmbim të mbrojtësit francez

0

Denzel Dumfris është dëshira e shumë klubeve të mëdha këtë merkato janari, me Interin që është i gatshëm që ta shesë për shumën e 60 milionë eurove.

Duket se në garë për holandezin ka hyrë së fundmi edhe Bajerni i Mynihut.

Siç raportojnë mediat, gjermanët janë gati që t’i ofrojnë Benzhami Pavar dhe një shumë të konsiderueshme zikaltërev, në këmbim të Dumfris.

Gjithsesi nga ana e Interit nuk ka ende një përgjigje, pasi pret dhe ofertat e tjera, me Çelsin, Totenhemin dhe Mançester Junajtid, që gjithashtu e duan holandezin në skuadër.

PANORAMASPORT.AL


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu