Shkencëtari suedez fiton çmimin “Nobel” në mjekësi

0

Shkencëtari suedez i gjenetikës, Svante Paabo, është fitues i Çmimit Nobel 2022 në fiziologji ose mjekësi për zbulimet e tij rreth evolucionit njerëzor.

Asambleja e Nobelit në Suedi e nderoi Paabo-n “për zbulimet e tij në lidhje me gjenomet e homininëve të zhdukur dhe evolucionin njerëzor”.

Paabo, i cili ka lindur në vitin 1955, është specializuar në fushën e gjenetikës evolucionare dhe është një nga themeluesit e paleogjenetikës, si dhe ka punuar gjerësisht në gjenomin e Neandertalëve. Ky është çmimi i parë Nobel i ndarë këtë vit, ndërsa gjatë javës priten njoftime të reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu