Shkëputet guri në rrugën e kalasë, humb jetën punëtori në spital

0

E trishtë në Berat. Ishte duke punuar në rrugë, shkëputet guri dhe humb jetën në spital punëtori 47-vjeçar.

Rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin G. S., 47 vjeç, banues në Berat.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit G. S. nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, 47-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu