Shkëputet guri nga mali dhe e zë poshtë, vdes tragjikisht shqiptari në Greqi

0

GREQI- Vdes 40-vjeçari shqiptar në Greqi, pasi kishte shkuar të mblidhte barishte në mal. Sipas informacioneve të mediave greke, 40-vjeçari, ende i paidentifikuar me emër, është shtypur nga një gur teksa mblidhte barishte në mal.

E si pasojë në një humnerë prej 20 metrash. Bashkë me burrin fatkeq, në zonë kishin shkuar edhe dy të tjerë dhe kishin njoftuar shërbimet kompetente. Ngjarja ka ndodhur në mesditë, kur papritur një shkëmb është shkëputur dhe ka rënë mbi shqiptarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe të tmerrshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu