Bashkia Shkodër njofton rrugët që janë të bllokuara nga përmbytjet /121 oborre shtëpie në ujë

0

Bashkia Shkodër nëpërmjet një postimi në Facebook thekson se në Njësinë Administrative Dajç janë të përmbytura rreth 1550 h tokë bujqësore. Ndërkohë autoritetet theksojnë se rrugë të bllokuara janë në zonëm e  Darragjat, Shirq dhe vendi i quajtur Urrelat e Shirqit ku lartësia e ujit arrin 100-130 cm në rrugë.

Sipas të dhënave prezenca e ujit nëpër oborret banesave nga përmbytjet arrin në 121 banesa.

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 09.02.2021

Hidrometri shënon 6.58 cm, me një rritje prej 3 cm në hidrometrin e Dajçit, 7 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.

– 1550 tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

-Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 100-130 cm në rrugë.

-Shtëpi të përmbytura s’ka.

– Prezencë uji në oborre 121 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.

– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.

-SPZ e zonës në gatishmëri .

-Qendrat shendetësore në gatishmëri

– Energji elektrike kemi në gjithë zonën, por me shkëputje.

-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.

-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu