Situata nga përmbytjet në Shkodër/3605 ha ende nën ujë

0

Situata në Shkodër Vijon të jetë problematike. Ndonëse prej ditësh nuk ka prezecë të reshjeve të shiut, në këtë qark janë ende 3605 ha të përmbytur.

Sipas njoftimit të ditës së sotme, rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 120 cm. Në fshatin Obot ka prezence uji në oborre 100cm.

Gjithashtu edhe në Njësinë Adninistrative Dajç situata është shqetësuese. Në të zonë janë 1500 ha tokë bujqësore të përmbytura.

Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu