Shkoi ta riparonte, shqiptarja kapet me Rolex-in 85 mijë eurosh të vjedhur nga “Pink Panthers”

0

Pesëdhjetë ora shumë të shtrenjta, njëra prej të cilave është gjetur nga Departamenti i Krimeve të Pronës së Atikës në Athinë, janë sekuestruar nga autorët e grabitjes së madhe të ndodhur në nëntor 2017 në Kopenhagen. Sipas autoriteve grabitja ishte vepër e bandës famëkeqe “Pink Panthers” dhe vlera totale e grabitjeve llogaritet në qindra mijëra euro, duke qenë se vetëm Rolexi i gjetur në Athinë vlen 85 mijë euro.

Grabitja është kryer nga tre autorë të cilët kanë hyrë si klientë në argjendari, por me kërcënimin e një pistolete dhe sprej piper kanë kërcënuar punonjësit. Grabitësit, të cilët sipas autoriteteve kishin dijeni për argjendarinë pasi rrëmbyen 50 ora luksoze të firmave të ndryshme dhe u arratisën me një makinë të vjedhur, e cila u gjet më pas nga policia daneze.

Orët, natyrisht, për faktin se janë firma të njohura, janë regjistruar, ndaj kur ora Rolex është dërguar në kompaninë teknike të koncesionit në Athinë, menjëherë është njoftuar policia dhe është konfiskuar. Menjëherë më pas është gjetur 35-vjeçarja nga Shqipëria, e cila e kishte çuar atje për riparim.

35-vjeçarja, e cila sipas burimeve policore nuk ka asnjë lidhje me grabitjen, tha se ora i ishte shitur nga një bashkatdhetar në Shqipëri rreth 4 vite më parë, me një çmim tjetër krahasuar me vlerën reale. Tani po kryhen kërkime për të përcaktuar rrjedhën e kësaj ore, me shpresën se mund të gjenden disa gjurmë të atyre që janë përfshirë në grabitjen e armatosur. Ora është sekuestruar dhe kthyer te autoritetet daneze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu