Shkoi të marrë pacientin por pësoi aksident me ambulancë dhe humbi jetën, babai dedikim të ndjerë për djalin e tij

0

Kosovë- Ngjarje e rëndë në Kosovë Gjakovë. Shkoi të marrë pacientin por drejtuesi pësoi aksident me ambulancë dhe humbi jetën.

Skofiar Gjini, nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra. Ai ka ndërruar jetë sot në spital.

Lajmin e ka konfirmuar edhe babai i të ndjerit, Gëzim Gjini, i cili në një postim ka thënë fjalë të ndjera për birin.

“Pse na ike kështu, pse i la Babë e Nonë, Grua dhe dy Vajza!? Përfundoj jeta për Ty por edhe për Ne si Prindër! Shkove në orar pune të shpëtosh jetë, e humbe jetën tënde!”, shkroi Gjini në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se 33-vjeçari ka lënë pas bashkëshorten dhe dy vajza.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu