Shkoi të takonte një grua, reperi i njohur ekzekutohet me plumb në gjoks

0

Reperi amerikan Trouble, i cili ka bashkëpunuar me Drake dhe The Weeknd, ka vdekur në moshën 34-vjeçare.

I riu, emri i vërtetë i të cilit ishte Mariel Semonte Orr, u vra mëngjesin e së dielës në një apartament në Conyers.

Reperi u qëllua me plumb në gjok dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.

I dyshuari për ekzekutimin e 34-vjeçarit është Jamichael Jones, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Autori i dyshuar dhe reperi mësohet se nuk njiheshin me njëri-tjetritn, ndërsa raportohet se Jones ishte përfshirë në një sherr me gruan që jetonte në apartamentin ku u vra Trouble.

I riu kishte shkuar për të takuar gruan në banesën e saj, ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe arsyet e vrasjes.

Artistë si Drake, Gucci Mane, T.I. dhe Meek Mill i bën homazhe reperit me anë të postimeve në rrjetet sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu