Numri i njerëzve të vrarë në sulmin me raketa izraelite në një ndërtesë shumëkatëshe në Bejrutin jugor është rritur në 31, tha ministri libanez i shëndetësisë, Firass Abiad.
Abiad tha në një konferencë shtypi të shtunën se mes të vrarëve ishin tre fëmijë dhe shtatë gra.
Tre shtetas sirianë u vranë, tha ai, dhe 68 persona ishin plagosur.
Kjo vjen pasi Hezbollahu konfirmoi se të paktën 16 nga anëtarët e tij, përfshirë komandantë të nivelit të lartë, u vranë në sulmin ajror të së premtes.
Ekipet e shpëtimit ishin ende duke pastruar rrënojat të shtunën, tha Abiad, dhe po kërkonin njerëzit e zhdukur. Ata kanë marrë pjesë të trupit që janë të paidentifikueshme.
Ministri gjithashtu përditësoi në 39 numrin e të vdekurve nga shpërthimet e “bipers” dhe radiove që synonin eliminimin e anëtarëve të anëtarët e Hezbollahut në fillim të kësaj jave