Milioneri turk, Nusret Gokce është rikthyer sërish në qendër të mediave.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Nurset ka ngjallur kritika pasi ka shpërndarë videon e ritakimi pas dy vitesh me nënën e tij në shtëpnë e saj.
Kaq ka mjaftuar që fansat të shpërthejnë në komente negative për milionerin e famshëm tashmë. Fansat e kanë kritikuar më së shumti për shtëpinë modeste të familjes së tij, dhe për faktin se gjatë takimit me nënën ka mbajtur syzet e vëna dhe këmishën e hapur ashtu siç Nuerset shfaqet shpesh.
Pavarësisht kësaj, videoja e ritakimit që ai shpërndau, ku dukej se Nurset përqafonte nënën e tij, përpara se të uleshin në divan për një bisedë. Në video tregohen edhe detaje në shtëpinë e prindërve të tij e cila dukej modeste si shtëpinë e prindërve të një milioneri.
Nurseti e shpërndau videon në ‘ Instagram’, duke shkruar thjesht ‘Pashë nënën time pas dy vjetësh’.
Më shumë se 4 milion persona e kanë parë videon në 15 orë dhe mijëra komente, pozitive dhe negative dhe këshilluese janë lënë poshtë videos.
Pjesa më e madhe e komenteve ishin kritika drejt tij.
Më poshtë keni disa prej komenteve që mund të gjenden gjithashtu edhe në rrjetin personal të Nursetit poshtë videos që ky I fundit ka publikuar.
Njëri shkroi: ‘Ti ke kaq shumë para, si nuk po jeton nëna jote në një rezidencë?’
Një tjetër shtoi: ‘Pas 2 vitesh??!!!! Pse??!!!! Dhe pse nuk blen një shtëpi më të mirë për prindërit tuaj. Ti je i pasur tani!!’
Një i tretë thirri me shkrim: ‘Bleji nënës tëndë një shtëpi të re!! Sa turp !!!!!!!!! Bëj diçka për të!!! Ajo nuk jeton! Është shumë keq që ajo të shohë djalin që ka gjithë këto para që nuk e viziton dhe e lë të qëndrojë në një shtëpi si kjo.’
Ky nuk ishte motivi i vetëm për komentë negative drejt Nusret, ku komentuesit në Instagram shpërthyen gjithashtu për “zakonin’’ e tij të mbajtjes së syzeve, duke vënë në dukje se ai nuk i hoqi syzet e diellit gjatë takimit me nënën.
Njëri shkroi: ‘Baba, kur te shoh!!! Hiqi syzet, është mami.’
Një tjetër tha: ‘Ëtf njeri. Hiqi syzet. Mbylle atë këmishë. Ke kaq shumë para. Vizito nënën tënde çdo muaj. Turp.’
Megjithatë, disa komente ishin më pozitive, ku disa e mbronin shefin e famshëm të kuzhinës dhe të tjerë komentonin lidhjen e ngushtë që ai duket se ka me nënën e tij.
Një fans shkroi: ‘Ndoshta ajo është e lumtur në shtëpinë e saj. Mos u nxito të gjykosh.’
Dhe njëri tha: ‘E bukur…një dashuri e vërtetë mes nënës dhe djalit’.
Një tjetër përdorues i Instagram-it ka shkruar: “Ti je një djalë shumë i denjë për prindërit e tu! Dhe suksese në punën tuaj.’
Sjellim në vëmendje se 38-vjeçari, i lindur në Turqi, u bë i famshëm nga një seri videosh dhe memesh që u bënë virale në internet. Fama e tij erdhi nga videoja, “Ottoman Steak”, e postuar më 7 janar 2017, e cila mori më shumë se 10 milionë klikime në Instagram, dhe në atë moment ai mori edhe nofkën “Salt Bae” për shkak të mënyrës së kriposjes së mishit.
Ai zotëron më shumë se 15 restorante në qytete anembanë botës, duke përfshirë Dubain, Majamin dhe Londrën, me të famshëm si Conor McGregor, P Diddy, David Beckham dhe Leonardo DiCaprio që thuhet se janë fansa të këtyre vendeve.
Pjatat në restorantet e Nusret janë jashtëzakonisht të shtrenjta, ku një biftek i mbuluar me ar në restorantin e tij në Londër raportohet se kushton mbi 1,400 paund.