Shkrumbohen nga zjarri 80 varka në portin e Marbella, miliona paund bëhen hi

0

Një zjarr i madh që shpërtheu në një magazinë në njëport në Marbella, Spanjë, shkatërroi më shumë se 80 varka. Shumë nga varkat në portin e peshkimit La Bajadilla të Marbella kushtojnë miliona euro, sipas burimeve lokale.

Një zëdhënës i bashkisë së Marbella konfirmoi se rreth 30 zjarrfikës po luftonin për të shuar zjarrin në portin e La Bajadilla, ndërsa forcat e policisë lokale, Mbrojtja Civile dhe ambulancat me ndihmës mjekësorë gjithashtu nxituan në vendngjarje.

Marina Marbella u themelua nga dy marinarë suedezë dhe ofron një sërë shërbimesh mirëmbajtjeje, duke përfshirë ankorimin, marrjen me qira të varkave dhe  blerjen e varkave.

Zjarri është vënë nën kontroll rreth orës 21:00 me orën lokale dhe shkaqet e tij mbeten ende të paqarta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu