Shkrumbohet krejtësisht mjeti në rrugën Elbasan-Qafëthanë

0

Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë në ecje e sipër në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas. Për pasojë është djegur plotësisht mjeti po nuk ka dëme në njerëz.

Policia njofton se dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar aksidentalisht, ndërkohë që vijon puna për të mësuar rrethanat e ngjarjes.

Prrenjas/ Informacion paraprak: Në aksin rrugor Qafë Thanë- Prrenjas, në lëvizje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit H.K., banues në Pogradec, dhe si pasojë është djegur plotësishtë mjeti.

Nuk ka dëme në njerëz dhe nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu