Përfshihet nga flakët një automjet në aksin Kuç-Qeparo.
Bëhet me dije se automjeti ka marrë flakë ndërsa ishte në lëvizje.
Dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike në automjet.
Sipas burimeve, nuk ka të dëmtuar, ndërsa automjeti është djegur thuajse plotësisht.