VLORË- Mjetit tip ‘Fiat’ i është vënë flaka. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Topana në orët e para të mëngjesit. Është zbuluar se mjeti i cili ishte i parkuar është në pronësi të personit, Pëllumb Mataj.
Ende nuk dihet nëse ka qenë i qëllimshëm apo ka ardhur si pasojë e një defekti teknik. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për këtë rast.