Shkrumbohet nga flakët banesa në Fier, shpëtojnë mrekullisht çifti i të moshuarve

0

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “ 15 Tetori” në Fier mbrëmjen e sotme.

Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 4-katësh.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesë kanë qënë dy të moshuar të cilët janë nxjerrë në kohë nga banesa të ndihmuar nga fqinjët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu