Shkrumbohet nga flakët makina në Shëngjin, dy vajza arrijnë të dalin në kohë nga mjeti

0

Një automjet tip Benz është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në rrugën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Mjeti në pronësi të Adriatik Çalës u përfshi nga zjarri sapo ishte parkuar në afërsi të banesës dhe ishte e ndezur. Brenda mjetit ishin dy vajzat e familjes, por fatmirësisht arritën të dalin pa marrë lëndime.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve. Dyshimet praprake janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë defekt në mjetin tip Benz.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu