Shkujdesje apo me qëllim? Festa e pazakontë e tenistes 16-vjeçare shkakton revoltë: “U ngacmua seksualisht” nga babai dhe trajneri

0

Festa e pazakontë pas fitores së tenistes 16-vjeçare në US Open ka shkaktuar një valë reagimesh të ashpra në rrjetet sociale.

Tenistja Sara Bejlek është një vajzë e re, por tashmë shumë e njohur në botën e sportit për talentin e saj. Ajo arriti të mposhtë shumë kundërshtarë, duke fituar në Nju Jork, por suksesi i saj duket se ka kaluar në plan të dytë, pasi ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë mënyra se si është përshëndetur si nga trajneri dhe babai i saj.

Pas fitores Sara u takua fillimisht me babain e saj, i cili e preku në pjesën e pasme dhe e puthi në buzë. Më pas ajo u takua me trajnerin, i cili po ashtu shihet në video duke e prekur në pjesën e pasme.

Kjo situatë ka shkaktuar revoltë në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë cilësuar si “ngacmim seksual”. “Kjo situatë është vërtet e keqe dhe shqetësuese, ajo është vetëm 16-vjeçe”, kanë komentuar shumë persona në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu