Shkulet statuja në shëtitoren e Durrësit, Tina Turner i mbesin vetëm…takat

0

DURRËS- Rreth 2 muaj pas vendosjes së 4 yjeve të rrokut botëror në shëtitoren “Taulantia”, në Durrës njërës nga statujat i kanë mbetur vetëm këmbët.

Bëhet fjalë për statujën e këngëtares së njohur, Tina Turner, e cila është shkulur.

Kjo statujë, ishte vendosur së bashku me John Lennon, Mick Jagger dhe Bob Dylan për të dhënë idenë e lirisë te të rinjtë e viteve ’80 e cila kulmoi me eksodin e famshëm në drejtim të vendeve perëndimore, por sot i kanë mbetur vetëm takat.

Tina Turner, John Lennon, Mick Jagger dhe Bob Dylan
Siç duket edhe nga pamjet sheshi është plot, por statuja ka mbetur ende e parregulluar. Ndëraa ende pritet një reagim nga ana e autoriteteve për të shpjeguar si dhe pse ka ndodhur dëmtimi i statujës së Turner.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu