‘Shkundet’ Amerika, tërmeti me magnitudë 7 ballë godet gadishullin e Alaskës

0

Një tërmet me magnitudë 7 ballë goditi rreth një orë më parë gadishullin e Alaskës, raportoi Qendra Sizmologjike Evropiane -Mesdhetare (EMSC) .

Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km (6 milje), raportoi EMSC, ndërkohë që sistemi amerikan i paralajmërimit tha se nuk kishte asnjë paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Vendi më i afërt me epiqendrën ishte Perryville, shtëpia e pak më shumë se 100 njerëzve, 135 kilometra në veriperëndim.

Vetëm dy javë më parë një tërmet i fuqishëm 8.2 ballë goditi brigjet jugore të Alaskës duke shënuar edhe tërmetin më të madh në 50 vjet në SHBA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu