“Shkundet” Meksika/ Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet vendin! Lëkundjet i ndërpresin konferencën edhe presidentes Sheinbaum (PAMJET

0

MEKSIKË- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot Meksikën. Sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve të Gjeoshkencës, epiqendra e tërmetit ndodhej në Guerrero, Meksikë. Ndërsa thellësia ishte prej 10 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë në shumë lagje, gjithashtu presidentja Claudia Sheinbaum u detyrua të ndërpresë konferencën e përditshme për shtyp.

Presidentja njoftoi më pas se kishte folur me guvernatoren e Guerrero-s dhe se nuk dukej të kishte ndonjë dëm serioz në atë shtet. Po ashtu helikopterët qeveritarë gjithashtu fluturuan mbi kryeqytet dhe nuk zbuluan ndonjë dëm në qytet.