Policia ka zbuluar një laborator për prodhimin e substancave narkotike në një shtëpi në Katllanovë të Shkupit. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka informuar se është arrestuar një 43-vjeçar.
Gjatë bastisjes së laboratorit janë zbuluar 200 fidanë, dy kilogramë marijuanë si dhe paisje prodhuese.
“Është kontrolluar shtëpizën e vikendit në pronësi të N.Z. (47) në fshatin Gradmanovc të Katllanovë, ku është gjetur laborator për prodhimin e marijuanës, rreth 200 fidanë, filtra ajri dhe pajisje të tjera prodhuese, rreth dy kilogramë marijuanë”, -njoftohet nga MPB.