Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të dytë.
Lajmin e ka bërë publik partneri i saj, Albert Limani në një postim në InstaStory.
“Mirë se erdhe në jetë shpirti i babit”, shkruan ai, postim që e shoqëroi me një foto ku të dy mbajnë dorën e bebit.
Ndërkohë nga veshja e foshnjës është zbuluar edhe gjinia e fëmijës. Çifti janë bërë sërish prindër të një djali.