Shoferi gjendet i vdekur në makinë, dyshimet e para të policisë

0

Një drejtues mjeti ka humbur jetën ditën e sotme në rrethana që priten ende të zbardhen. A.S, 60 vjeç, ka qenë duke drejtuer mjetin e tij pranë Urës së Gjoles në Fushë-Prezë, kur ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë edhe jetën. Policia thotë në informacionin paraprak se dyshimet e para janë se drejtuesi I mjetit ka pësuar atak kardiak.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2020, rreth orës 15:45, në rrugën e “ Fush Prezes ”, në afërsi të Urës së Gjolës, shtetasi A.S. rreth moshës 60- vjeçare nën drejtimin e mjetit “Mercedez Benz” dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe nga veprimet pararake dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut e humbjes së jetës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu