Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe bie në kanalin e ujrave të zeza, 4 persona në spital

0

Një makinë përfundoi në një kanal ujërash të zeza në Durrës mbrëmjen e së dielës.

Ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 17. Makina në fjalë po lëvizte me shpejtësi të lartë.

Si pasojë e humbjes së kontrollit, shoferi doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Bashkë me të në mjet ishin edhe dy pasagjerë.

Për nxjerrjen e tyre u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.

Sipas autoriteteve të plagosurit pësuan dëmtime të lehta dhe po trajtohen në spital, jashtë rrezikut për jetën


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu