Një vajzë 19-vjeçare është abuzuar nga shoferi i ambulancës gjatë transportimit për në spital, pasi ajo ishte pozitive për Covid-19. Thuhet të jetë sulmuar nga 29-vjeçari V. Noufal në rrethin Pathanamthitta të Kerala, Indi. Ai transportoi atë, si dhe një grua 42-vjeçare në spitalin e përgjithshëm Adoor, pasi rezultoi pozitive për koronavirus. Pasi zbriti gruan 42-vjeçare në një qendër Covid në Aranmula, shoferi e çoi vajzën 19-vjeçare në Qendrën e Trajtimit të Firstline Covid në Pandalam.
Pas ngjarjes, shoferi i ambulancës i kërkoi falje, duke iu lutur që të mos e denonconte. Por vajza kishte arritur të filmonte një pjesë të ngjarjes dhe e denoncoi atë pasi mbërriti në spital. Ai u pushua menjëherë nga puna dhe u ndalua nga autoritetet, ndërsa sipas njoftimeve të autoriteteve gjendja shëndetësore e të resë ishte e qëndrueshme.
Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania