Shoferi i dehur përplas një sërë automjetesh në Lushnje dhe përfundon në spital. Policia jep detajet

0

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnje.

Burime për median bëjnë me dije se shtetasi me iniciale I.Xh., 47-vjeç në gjendje të dehur ka përplasur disa makina në seri.

Mësohet se i plagosur ka mbetur vetë drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

U arrestua I. Xh., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në një sërë përplasjesh me automjete të tjera. Si pasojë e këtyre përplasjeve, është dëmtuar shtetasi I. Xh., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu