Shoferi i dehur tenton të korruptojë policët, arrestohet

0

Një shofer është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Për tju shmangur gjobës qytetari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka tentuar të korruptojë efektivët me 4000 lekë.

“Së fundmi, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, në Tiranë, efektivët e Policisë Rrugore kanë ndaluar një shtetas që drejtonte automjetin në gjendje të dehur, i cili me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar një shumë parash”,- njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu