Shoferja e re kthen përmbys Benzin me dy fëmijët e saj brenda

0

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi para pak minutash në Lezhë. Mësohet se një automjet tip “Benz” me targa AA097 ZM është përmbysur në rrugën kryesore në qendër të qytetit.

Shkak për aksidentin e rëndë është bërë pakujdesia nga ana e drejtueses së mjetit e cila është një grua dhe udhëtonte bashkë me dy fëmijët e saj.

Të tre të aksidentuarit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Për fat të mirë janë jashtë çdo rreziku për jetën. Ndërsa në pjesën e pasme të automjetit shkruhet: “shofere e re”.

Prej përplasjes së mjetit janë dëmtuar edhe mjete të tjera të cilat ndodheshin pranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu