Manchester City dhe Real Madrid kanë fituar vëmendjen e të gjithëve sonte, teksa gjysmëfinalja e parë e Champions League i ka mbajtur të gjithë përpara ekranit. Ashtu siç pritej, ritmi ishte i lartë që në fillim, me sulmet sa në njërën portë, në tjetrën.
Në minutën e dytë është Kevin de Bruyne që tregohet i saktë me kokë, duke kaluar ekipin e tij në avantazh.
Vinicius del mirë nga krahët në minuten e gjashtë, por e ka të pamundur të bëjë diçka, me topin që i merret nga vendasit.
Në të 10-ten, Jesus dyfishon shifrat. I gjendur shumë pranë portës, nuk mund të gabonte. Courtois u përpoq të dilte nga porte, por ishte tepër vonë, pasi braziliani u tregua më i aftë, duke goditur shumë shpejt.