Këngëtarja Xheisara Frisku në shtëpinë e Big Brother Vip ka treguar një pjesë të vështirë të jetës së saj. Ajo është shprehur se ka 9 vite që jeton vetëm pasi, familjarët e kanë hedhur poshtë kur ka dashur të bëhej këngëtare. Ajo mes lotësh u shpreh se familjarët kanë dashur që ta fejojnë që në moshën 17 vjeçe dhe ndaj ajo është larguar nga shtëpia.
“Nuk flas me shumë njerëz në shtëpi. Nuk flas sepse kur jam bërë këngëtare më kanë hedhur në rrugë. Më kanë hedh se kanë dash të më fejojnë që të vogël. Unë nuk jam fejuar. Kam ik 17 vjeç nga shtëpia. Edhe kam fjet 20 ditë rrugëve në Tiranë. Edhe mamit i thoja jam shumë mirë. Edhe kam 9 vite që jetoj vetëm. 9 vite që nuk kam patur asnjë njeri, a kam bukë apo nuk kam bukë”, tha ajo.