Shokon Karamuço: SPAK ka hetuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese!

0

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në EuroNews ka zbuluar se për disa nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ka procedim penal.

Karamuço shton se, këto veprime të SPAK po kryen për shkak të vendimarrjeve të tyre.

Karamuço: Ka një regjistrim, apo procedim penal për disa nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Janë kryer veprime konkrete për vendimarrjet e tyre dhe kaq

Kjo është kuptuar kur kanë vepruar strukturat në varësi, agjentët e BKH dhe oficerët. I vetmi që do ta marrë vesh këtë procedim është kryetari i Gjykatës Kushtetuese.