Shokon Ministri i Shëndetësisë : Gjermanët do të vaksinohen, kurohen ose vdesin

0
German Health Minister Jens Spahn speaks during a press conference on November 19, 2021 in Berlin, on the situation of the ongoing coronavirus / COVID-19 pandemic. - The day before, German leaders agreed tough new curbs on the unvaccinated, with plans to shut them out of restaurants, sporting events and cultural shows as the country battles to halt a record rise in Covid infections. (Photo by Odd ANDERSEN / AFP)

– Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn ka paralajmëruar qytetarët për atë që i pret nëse nuk vaksinohen. Mediat e huaja shkruajnë se Spahn në një deklaratë ka thënë se gjermanët “do të vaksinohen, kurohen ose vdesin”.

“Ndoshta deri në fund të këtij dimri, siç thuhet ndonjëherë në mënyrë cinike, pothuajse të gjithë në Gjermani do të vaksinohen, shërohen ose vdesin,” -tha Spahn, duke fajësuar variantin Delta.

“Kjo është arsyeja pse ne rekomandojmë kaq urgjentisht vaksinimin,”– shtoi ai.

Gjermani gjatë 24 orëve të fundi ka patur një rritje të rasteve prej rreth 50%, krahasuar me një javë më parë. Deri në fund të javës Gjermania pret që Bashkimi Evropian të miratojë vaksinat kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5-11 vjeç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu