Shokon ushtari taliban: Kam vrarë shumë njerëz, nuk e di se sa

0

Talebani Mohammed Amin Ullah ka shokuar mbarë opinionin publik me një deklaratë së bërë së fundmi. Ai ka thënë se çdo veprim i tyre deri më tani është bërë për të mirën e Islamit dhe se ka qenë pjesë e talebanëve që kur ishte 10 vjeç.

“Çdo veprim yni, si rimarrja e Afganistanit, bëhet vetëm për të mirën e Islamit. Unë kam qenë taleban që kur isha dhjetë vjeç. Atëherë fillova t’i admiroj, kur babai im i strehoi për tu fshehur në shtëpinë tonë, gjatë tërheqjes së tyre të papritur nga fronti ose para ndonjë ofensive. Ata ishin heronjtë e mi. Kështu, sapo mbusha 17 vjeç, u bashkova me ta”, thotë ai

Ai gjithashtu ka treguar se që kur ishte i vogël ka mësuar vetë të përdorë armët dhe më pas ka filluar të ndjekë mësime fetare.

“Jo, kam mësuar vetë të gjuaj me kallashnikov dhe raketën RPG. Megjithatë, shefat e mi më imponuan një mësim fetar, në xhamitë e fshatrave që pushtuam gjatë dimrit”, shtoi ai.

Ndërsa një tjetër ushtar teksa u pyet se çfarë kuptimi ka të gjuash me gurë gratë kurorëshkelëse, të varrosura deri në qafë, tha se: Është vetëm zbatimi i Sheriatit”. A e kërkon ligji islam gjithashtu që njerëzit të vdesin duke i fshikulluar me zinxhirë biçikletash, siç bëtë ju talebanët? Ai thotë se e gjithë kjo bëhët për të mirën e Islamit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu