FIER- Një ngjarje shokuese ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Mësohet se një i ri, 26-vjeçar ka dhunuar nënën e vetë në banesë dhe më pas ka tentuar që të përdhunojë motrën e tij adoleshente. I riu me iniciale J.H është vënë në pranga dhe akuzohet për dhunë në familje dhe tentativë për marrëdhënie seksuale me dhunë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 26 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale, me dhunë, me motrën e tij 16 vjeçe.