Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të ndalë terrori ndaj qytetarëve që protestojnë kundër rritjes së çmimeve. Në një status në Facebook, Berisha shkruan se protesta ishte madhështore dhe se qytetarët ishin në të drejtnë e tyre. Referuar dhunës së ushtruar nga policia, Berisha shton se skenat që u panë, treguan një terror e dhuën çnjerëzore ndaj protestuesve.
Statusi i plotë;
Stop terrorit çnjerezor antikushtetues te narkoshtetit ndaj protestuesve paqesor! Te dashur miq, protesta madheshtore e dhjetera mijera qytetarve te Tiranes dhe Durresit kunder narkoqeverise per rritjen e papermbajtur, spekullative te çmimit te naftes dhe ushqimeve u shoqerua me dhune dhe terror antiligjor, antikushtetues, çnjerezor i narkopolicise se Kreut te Meduzes. Dhjetera e dhjetera qytetar u ndaluan, u futen ne furgonat e policise dhe u ndryne ne komisariatet e narkopolicise.
Nderkohe qe sipas ligjeve dhe kushtetutes se vendit, pengimi ne ushtrimin e te drejtes per tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar, duke perdor dhunen fizike ndaj protestueseve, shoqerimi i tyre me dhune, ne parlament eshte veper penale dhe denohet deri ne tre vjet burgim. Duke denuar me ashpersine me te madhe dhunen banditeske ndaj protestuesve paqesor, krekoj ndalimin e menjhershme te ketyre akteve antikushtetuese qe dhunojne lirite dhe te drejtat themelore te njeriut. Sb





