Policia e Fierit ka reaguar pas shoqërimit të kandidatit të PD-së Fatjon Semanjaku. Policia thotë se ai kishte vendosur pa leje një poster në qendër të qytetit, dhe kishte kundërshtuar policinë bashkiake që i kërkoi atij të hiqte posterin.
Sipas policisë, ai u shoqëruar për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit dhe u la i lirë menjëherë më pas .
Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier:
Rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative e DVP Fier se një subjekt politik ka vendosur poster në qëndër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.
Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kanditatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. S., i cili është lënë i lirë menjëherë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron subjektet politike dhe qytetarët se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar e goditur paligjshmëritë si dhe për të garantuar rendin e sigurinë.