Shpallet në kërkim ish-kryetari i këshillit të qarkut

0

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës Abedin Oruçi është shpallur në kërkim nga policia, pasi është në hetim dhe i akuzuar për tre vepra penale.

Ai akuzohet për kanosje për shkak të detyrës, evazion fiskal dhe ndërtim pa leje. Lajmi konfirmohet nga burime pranë drejtorisë vendore të Policisë së Kukësit.

Në Kukës Abedin Oruçi është një emër i njohur, pasi ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike vitin e kaluar dhe po ashtu ka qenë kreu i këshillit bashkiak në Kukës nën siglën e aleatëve të PD, PDIU e Shpëtim Idrizit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu