Shpallja non-grata e Berishës, Meta: E kam ditur që në shkurt 2021, e paralajmërova se…

0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ka qenë në dijeni se ish-kryeministri Sali Berisha do të shpallej non grata që në shkurt të vitit të kaluar.

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.

Ai tha në Vizion Plus, se Lulzim Basha i ka faturuar Sali Berishës vendimin për djegien e mandateve duke thënë se ka qenë nën presion prej tij.

“E kam ditur që do shpallej non grata që në shkurt të vitit 2021 dhe e kam paralajmëruar që zotëri ti do shpallesh non grata dhe për këtë gjë ka rënë dakord vetë kryetari i partisë tënde. A ia ka çuar ai gazetari?! E kam ftuar për një drekë, ai ka pasur një takim familjar. Nuk është se nuk e kam ditur.

Nuk ka ndonjë fakt evident korrupsioni. Ajo dosje bazuar mbi bashkëpunimet që ka bërë Lulzim Basha. Që vendimmarrjen e vet për djegien e mandateve ia ka faturuar atij duke thënë kam qenë nën presion. Unë do ta kisha problem Berishën nëse ai do të pengojë integrimit europian për Shqipërinë, nëse do jetë kundër referendumit. Ajo është çështje e tij”, tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu